Chelsea ka zhgënjyer në javën e 23-të duke u mposhtur nga Newcastle në udhëtim.
Ishin çastet e fundit të ndeshjet ato të cilat i dhanë vulën fitores së vendasve.
Në minutën 90+4 ishte Hayden ai i cili shënoi për t’ua siguruar 3 pikë të arta vendasve, shkruan Bota sot.
Chelsea mbet në pozitën e katërt me 39 pikë, 22 më pak se lideri, Liverpooli, ndërsa Newcastle shkon në kuotën e 29 pikëve në pozitën e 12-të.