Dy persona u arrestuan, një në Holandë dhe tjetri në Irlandën e Veriut, në kuadër të një hetimi, të drejtuar veçanërisht nga FBI, mbi një trafik të miliarda të dhënave personale të piratuara, të tilla si fjalëkalime, njoftoi sot policia holandeze.
“Ai dyshohet se është përfshirë në një posedimin dhe shitjen e emrave të përdoruesve dhe fjalëkalimeve të piratuara dhe ka luajtur një rol lehtësues në fushën e krimit kibernetik”, theksoi policia në një komunikatë duke shtuar se i dyshuari i dytë, gjithashtu i moshës 22 vjeç, ishte arrestuar në Irlandën e Veriut.