Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Shala, ka vdekur sot në vendlindjen e tij, në Kleçkë.
Agim Shala ishte një prej ushtarëve të parë të UÇK’së dhe për shumë ushtarë ishte motivim.
Ai shërbente si ushtarë në Brigadën 121 ‘Kumanova’ dhe njihej me emrin ‘Nafaka’, raporton Bota sot.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë, në ora 15:00.