Ky lloj i insektit ka 4 muaj që është shfaqur në pyjet e fshatit Baballoq, të Komunës së Deçanit.
Ai ka depërtuar në më shumë se 20 hektarë pisha të mbjella, duke dëmtuar shumë prej tyre.
Edhe pse ky insekt ishte shfaqur për disa vite me radhë, autoritet komunale vetëm këtë herë janë marrë me këtë problem.
Ishin të parët banorët e fshatit të cilët kishin lajmëruar për këtë dukuri.
Zyrtarët komunalë thonë se menjëherë kanë marrë masa, sepse ekziston frika se mund të përhapet edhe në pjesë tjera të pyjeve.
Drejtori i Bujqësisë ka thënë se tani për tani gjendja është e menaxhueshme dhe se janë duke punuar në zhdukjen e insektit, raporton KTV.
Ndryshe, insekti është shfaqur edhe në pyjet e Junikut, ku kryetari i kësaj komune ka thënë se gjendja nuk është e rëndë dhe është e kontrollueshme. E gjendje e njëjtë është edhe në pyjet e Komunës së Gjakovës.
https://www.youtube.com/watch?v=VKXnmp4J8Xs&feature=emb_logo