Pas polemikave të shumta ndërmjet akterëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe asaj LDK-së, deputeti nga radhët e VV-së ka thënë se këto duhet të ndalen, shkruan InLajmi.
Haki Abazi përmes një postimi në Facebook ka thënë se tani është koha për vendime dhe përgjegjësi të madhe dhe jo për deklarata.
“Përgjegjësia për fjalën e thënë publikisht sot duhet të jetë më e madhe se asnjëherë më pare”, shkruan Abazi./InLajmi/

















