Shefi i grupit të këshilltarëve të Lëvizjes vetëvendosje në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Adem Shabanaj ka thënë se ky subjekt politik është përcaktuar për emrin e kandidatit për kryesus të Kuvendit.
“Propozimi i LVV-së për postin e kryesuesit të Kuvendit është Muharrem Elezkurtaj”, ka thënë Shabanaj.
Lëvizja Vetëvendosje, si bartëse e koalicionit qeverisës komunal, konsideron se kjo pozitë i takon anëtarit nga radhët e saj, shkruan Koha Ditore.
Ka edhe parti të tjera që kanë shprehur qëndrimin se për këtë çështje nevojiten konsulta, meqë posti i kryesuesit ka mbetur i zbrazët prej dy javësh, si pasojë e dorëheqjes së Artan Abrashit, i cili është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës.