Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 138-vjetorin e lindjes së dijetarit shqiptar, Fan Noli.
Ramush Haradinaj, në 138-vjetorin e lindjes së dijetarit shqiptar, Fan Noli, ka thënë se veprat kolosale të tij u bënë udhërrëfyes për të gjithë shqiptarët, shkruan InLajmi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se, këshillat e idetë e Nolit, janë më aktuale se kurrë.
Postimi i plotë i tij:
Fan Noli nuk ishte vetëm burrë shteti, prift e dijetar.
Ai ishte ideolog kombëtar e strateg, vepra kolosale e të cilit u bë udhërrëfyese për të gjithë shqiptarët.
Në 138 vjetorin e lindjes së tij, këshillat e idetë e tij, janë më aktuale se kurrë./InLajmi