Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarović dhe njëkohësisht kandidatja për presidente, ka shkruar një postim në rrjetin social në Facebook ku në fotografinë e bashkangjitur Kosova është pjesë e Serbisë.
Në postimin e saj, ajo kishte shkruar ‘Kroacia ime nuk ka frikë, Kroacia ime tani po lufton për interesat e saj!’, shkruan Blic.
Presidentja nuk ka vonuar dhe e ka fshirë fotografinë, por një avokat i cili e ka bërë ‘screenshot’, ka reaguar në Twitter duke thënë se presidentja e ka shpërndarë hartën e Evropës, ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë.