Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, në një intervistë, është shprehur se mënyra për parandalimin e ç’rrënjosjen e korrupsionit është të trajtohet seriozisht dhe të përdoren të gjitha mekanizmat ligjore.
“Korrupsioni nuk është diçka që nuk zhbëhet. Mjafton të trajtohet seriozisht dhe të përdoren të gjitha mekanizmat ligjore për parandalimin e ç’rrënjosjen e tij. Është shumë e rëndësishme që të kemi një gjyqësor të pavarur dhe të pandikuar, as politikisht dhe as nga instanca të tjera. Kur të kemi një gjyqësorë që vepron lirshëm, konform ligjeve tona në fuqi, edhe rastet e lëndët trajtohen drejt”, ka thënë ajo.
Gjithashtu, deputetja e VV-së ka shtuar se këto ndryshime të mëdha dhe të shumëpritura do të ndodhin në Qeverinë Kurti, shkruan Bota sot.
“Kur kemi vendime të nxjerra bazuar në ligj dhe jo në ndikime, kemi trajtim të rasteve konkrete dhe hapa konkret që ndermirën në këtë drejtim. Kjo mund të jetë vetëm një nga mënyrat. Megjithatë, po e them prapë që është mjaft e rëndësishme që këto ndryshime të mëdha dhe të shumëpritura do të ndodhin në Qeverinë Kurti. Atëherë kur do të qeverisë e vetmja parti politike në Kosovë, që nuk është korruptuar asnjëherë dhe që ka për qëllim të hapë horizonte të reja për popullin e Kosovës”, ka potencuar Kryeziu.