Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka uruar Kroacinë për marrjen e kryesimit të radhës të Këshillit të BE-së, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se Zagrebi është zëri i Ballkanit dhe se i mirëpret që këta gjashtë muaj të ardhshëm të përmirësohet padrejtësia që po i bëhet Kosovës duke mos marrur vendimin për heqjen e vizave.
Thaci tutje ka thënë se marrëdhënia me BE-në duhet të ndërtohet mbi besim dhe respekt të ndërsjellë.
“Zotimi i Kroacisë për të organizuar Samitin e Zagrebit në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është një mundësi tjetër për të konfirmuar përkushtimin e tërë rajonit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Si Kosovë presim që edhe më zëshëm të kërkohet të përmirësohet padrejtësia që po na bëhet, duke mos marrë vendimin e merituar për heqjen e regjimit të vizave“, shkruan Thaçi./InLajmi/