Lidhja Demokratike e Kosovës sot do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie pritet që të mblidhet në orën 11:00 për të diskutuar lidhur me situatën politike në vend.
Këshilli do të diskutojë për hapat e mëtutjeshëm pas krijimit të situatës së re ku Vetëvendosja propozoi për kryetar të Kuvendit Glauk Konjufca ku i njëjti mori votat e nevojshme për këtë pozitë.
Ky vend i ishte premtuar LDK-së në bisedimet për koalicion të mundshëm qeverisës, transmeton telegrafi.com.
Përveç sot LDK do të takohet edhe të hënën ditën kur kryetari i VV-së Albin Kurti do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.