I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar pamjet se si do të jetë rruga në qendrën historike të Prishtinës, shkruan InLajmi.
Ahmeti ka thënë se projekti që u hartua nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova), do të mundësojë rikthimin e autenticitetit të kësaj rruge.
Postimi i plotë:
Viti 2020 filloi me lajme të mira. ?
Dritë e gjelbër për procedurat e prokurimit mbi rigjenerimin e rrugës Mehmet Kaçurri (Rruga Model) në qendrën historike të Kryeqytetit.
Projekti i cili u hartua nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) do të mundësojë rikthimin e autenticitetit të kësaj rruge./InLajmi/