Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kujtuar Anton Çettën në 100 vjetorin e lindjes i cili ka qenë njeri i paqës, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se Ceta ka qenë udhërrëfyes për gjithë historinë tonë se si punohet për atdheun, i cili ka punuar vazhdimisht për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve.
Komunikata e plotë:
Në 100 vjetorin e lindjes, kujtojmë sot shkrimtarin, folkloristin dhe patriotin shqiptar i cili mision jetësor e kishte paqen.
Anton Çetta punoi pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve si kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve.
Plaku i urtë, në kohët më të vështira kishte fituar besimin e popullit të përfaqësonte LDK-në në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të para demokratike në 1992.
Anton Çetta dhe shumë veprimtarë të tjerë janë udhërrëfyes për gjithë historinë tonë, se si punohet për atdheun./InLajmi/