Zëvendëskryeministri në detyrë, Envr Hoxhaj në Tëitter ka shkruar për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani nga forcat amerikane në Irak i cili ka thënë se Kosova e mbështetë shtetin aleat në luftën e tyre kundër terroristëve si Soleimani, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se vrasja e gjeneralit të Soleimanit nga forcat amerikane është një fitore e demokracisë kundër të keqes.
“Qëndrojmë të fortë me mikun dhe aleatin tonë amerikan në luftën e tyre kundër terroristëve dhe ekstremistëve të dhunshëm si Soleimani. Kjo është një fitore e demokracisë kundër të keqes.”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Twitter./InLajmi/