Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të SHBA-ve në të drejtën për vetëmbrojtje, shkruan InLajmi.
Komandanti më i fuqishëm ushtarak i Iranit, gjenerali Qasem Soleimani është vrarë nga një sulm ajror amerikan në Irak, urdhri u dha nga Donald Trump.
Postimi i plotë:
Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të ShBA-ve në të drejtën për vetëmbrojtje.
Veprimet e fundit vetëmbrojtëse ndaj Gjeneral Soleiman-it janë mbrojtje, jo vetëm për ShBA-të por për lirinë dhe demokracinë gjithandej.
Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që te mos eskalojnë situatën.
Kosova qëndron pranë Amerikës dhe do ta shtojë përkrahjen ndaj Koalicionit Global të udhëhequr nga ShBA-të. /InLajmi