Ministri në detyrë i Punëve të Jashtmë, Behgjet Pacolli ka shkruar në rrjetin social Twitter pas vrasjes të gjeneralit, Qasem Soleimani nga forcat amerikane në Irak, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se Soleimani është përgjegjës për vuajtjet e disa popujve, i cili ka shtuar se Kosova i qëndron pranë SHBA-së s në të mirë ashtu edhe në të keq.
“Ne dënojmë provokimet e vazhdueshme ushtarake të regjimit Iranian. Ata duhet të ndalen”, ka shkruar Pacolli.
Publikimin e Pacollit në Twitter e ka bërë Retweet edhe përfaqësuesi special i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell./InLajmi/
Soleimani is responsible for the suffering of Syrian, Lebanese & Iraqi people. Kosovo stands w/ our US ally in good & bad. We condemn the Iranian regime’s continued military provocations. They must stop. @realDonaldTrump leadership makes ? safer. @RichardGrenell @USAmbKosovo
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) January 3, 2020