Ushqim i shëndetshëm nuk do të thotë ushqim pa shije, por ushqim me shumë vlera për trupin tonë, të cilat na ndihmojnë për të pasur një organizëm të shëndetshëm. NWse doni që me të vërtetë të kujdeseni për shëndetin tuaj duhet që të konsumoni sa më shumë fruta_perime.
Një rëndësi tjetër kanë fakti se si ne i konsumojmë dhe ccfarë konsumojmë gjatë një vakti ushqimor.
Si të bëjmë kujdes me ushqimin që konsumojmë?
1- Përkujdesja e cilësisë së yndyrës që përdorni në gatimin tuaja. Vaji i ullirit do të ishte një alternativë shumë e mirë për ta përdoruar jo vetëm në sallatat tuaja, por edhe në gatimet.
2- Çdo vakt duhet të përmbajë 1/2 e pjatës sonë me perime dhe fruta. (Kujdes! Sasia ditore e perimeve duhet të jetë gjithmonë më e madhe se ajo e frutave. Perimet dhe frutat duhet të jenë gjithnjë të stinës)
3- 1/4 e pjatës sonë duhet të përmbajë drithëra integrale (Kujdes! Duhet të evitohen drithërat e rafinuara). Produkte me drithëra integrale: tërshëra, buka integrale, oriz integral, makarona integrale, biskota etj.
4- Dhe 1/4 tjetër e pjatës sonë duhet të përmbajë proteine bimore ose shtazore. (Kujdes! Përtë evituar yndyrën shtazore të tepërt duhet të kontrolloni sasinë e produkteve, pra të mos i konsumoni në masë të madhe dhe sigurisht të preferoni ato produkte që përmbajnë yndyrë në përqindje më të ulët.
Bulmet: preferoni atë të skremuar, largoni masën e dhjamin nga mishi i kuq, lëkurën te mishi i pulës dhe zëvendësoni proteinën shtazore me atë bimore duke konsumuar më shpesh perimet.