Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen Alushani për humbjen e dy njerëzve të tyre, nënës së dëshmorit Ymer Alushani, Miradijen dhe djalit të saj Luanit, shkruan InLajmi.
“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të nënës së heroit të Kombit, Ymer Alushanit, Miradijes dhe djalit të saj, Luanit! Në këtë humbje të dyfishtë, ndajmë dhembjen me familjen Alushani. Familjes, dhe të gjithë atyre që i kanë njohur iu shprehë ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Limaj në Facebook./InLajmi/