• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 28 November, 2023
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kjo është qyteza që pret, por nuk përcjell mysafirë

J G nga J G
2 January 2020
në Kosovë
0 0
0
Kjo është qyteza që pret, por nuk përcjell mysafirë
7
SHPERNDARJE
17
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Me hyrje, por pa dalje, me shtëpinë e veprimtarit të shquar Shtjefën Gjeçovi, si dhe me Kishën e Shën Nikollës të vjetër mbi 710 vjet, Janjeva shquhet edhe me përkatësi të ndryshme etnike. Në qytezën e vogël afër qytetit të Lipjanit jetojnë komunitete të ndryshme në harmoni me njëra-tjetrën, pa harruar të kaluarën antike të saj.

Në pjesën lindore të komunës së Lipjanit, në një distancë prej 12 kilometrash nga qendra, gjendet qyteza antike e Janjevës. Një qytezë, e cila sipas dokumenteve zyrtare daton qysh nga shekulli XIV dhe është njëra nga vendet më të vjetra në Kosovë. Janjevën e karakterizon edhe fakti se është një vend kodrinor-malor, gjë që e bën të mundur zhvillimin e shumë kulturave bujqësore e blegtorale nga banorët, përmes të cilave ata sigurojnë të ardhurat për familjet e tyre. Të veçantë Janjevën e bëjnë edhe shtëpitë qindravjeçare, të cilat me një arkitekturë unike të ndërtuara nga balta të japin përshtypjen se janë të ndërtuara njëra mbi tjetrën. Karakteristikë tjetër e Janjevës janë edhe rrugicat e ngushta të shtruara me kalldrëm, të cilat ia shtojnë bukurinë edhe më shumë kësaj qyteze të vjetër e që dikur shquhej me zejtarë. Duke u bazuar në gjetjet arkeologjike konsiderohet se Janjeva është lokalitet mjaft i lashtë. Për vjetërsinë e kësaj qyteze tregon edhe Behxhet Konxheli, kryetar i Këshillit Drejtues të Janjevës. “Qyteti i Janjevës është formuar në fund të shekullit XIII. Janjeva është e njohur si njëra ndër qytetet më të vjetra në Kosovë pas Novobërdës e Vushtrrisë. Kisha e vendosur në këtë qytet në fund të shekullit të XII dhe xhamia janë disa monumente të veçanta. Ka edhe shtëpi të vjetra, të cilat e karakterizojnë atë. Po ashtu në Janjevë gjendet edhe shtëpia-muze e Shtejfën Gjeçovit, i cili ka qenë njëri ndër themeluesit e shkollës shqipe”, ka thënë ai.

Janjeva – qyteza me hyrje, por pa dalje

Ai gjithashtu tregon një karakteristikë të veçantë të kësaj qyteze e që e bën Janjevën njërën ndër qytezat më unike në Evropë. “Qyteti ka vetëm hyrje, ka e nuk ka dalje dhe është njëra ndër qytetet e vetme në Evropë me një karakteristikë të tillë”, ka thënë tutje ai.

Në Janjevë janë të ndërtuara rreth 600 shtëpi me afër 3000 banorë, shumica e të cilëve janë shqiptarë, ndërsa banojnë edhe kroatë, turq, romë, ashkalinj dhe boshnjakë.

Qendra e qytezës njihet edhe si Çarshia dhe në të janë të vendosura bizneset e vogla private, si dhe xhamia. Afër saj gjendet edhe kisha katolike, të dyja këto monumente fetare që janë të vjetra. Si provë për harmoninë ndëretnike të komuniteteve e dëshmon edhe mungesa e konflikteve midis tyre. Për jetën e komuniteteve joshumicë në Janjevë na ka folur përsëri Konxheli. “Në Janjevë ekzistojnë disa komunitete: shqiptarë, turq, kroatë, romë, ashkalinj edhe disa banorë boshnjakë. Banorë të komunitetit serb nuk kemi këtu, por të tjera komunitete banojnë së bashku, janë të lidhur ndërmjet vete. Asnjëherë nuk e kanë dëmtuar njëri-tjetrin dhe e kanë ruajtur njëri-tjetrin. Kjo ka ndihmuar që të mos kenë mosmarrëveshje mes vete”, ka rrëfyer ai.

710 vjet nga ndërtimi i Kishës së Shën Nikollës

Që nga paslufta kjo qytezë sa e bukur, aq edhe e lashtë si shumë vende të tjera rurale nuk po mund t’u përballojë shpërnguljeve të popullatës. Shumë kroatë kishin ikur në Kroaci gjatë luftës së fundit dhe ata kthehen vetëm në rast festash. Këtu ata e gjejnë mundësinë ta vizitojnë edhe Kishën e Shën Nikollës, që shquhet për lashtësinë e saj. Ky kult fetar këtë vit ka festuar 710-vjetorin e themelimit. “710-vjetori i kishës është festuar tash dhe ka vizitorë, e sidomos ndërkombëtarë. Ata kanë qenë më të interesuarit. Edhe kroatët, që kanë banuar këtu shumë më herët e që tani kanë mbetur 200-300 vetë, vijnë prapë ta vizitojnë Kishën e Shën Nikollës. Ajo çfarë e karakterizon kishën është vjetërsia”, ka pohuar kryetari lokal i Janjevës.

Banorët shqiptarë po emigrojnë nëpër qytete të tjera për jetë më të mirë dhe ky është faktori tjetër, i cili ka ndikuar negativisht në gjallërinë e Janjevës.

Qyteza e lindjes së Shtjefën Gjeçovit

Në Janjevën e lashtë kishte lindur veprimtari i njohur Atë Shtjefën Gjeçovi, emrin e të cilit me krenari e mban shkolla fillore e qytezës, ndërsa në shenjë respekti për veprën e tij në Janjevë është restauruar shtëpia e Gjeçovit, e cila për çdo vit tërheq vizitorë të shumtë. “Ne e festojmë për çdo vit përvjetorin e shkollës, e cila e mban emrin e Shtjefën Gjeçovit. Unë ta them të drejtën nuk jam i kënaqur me Komunën, pasi është bërë renovimi, mirëpo pajisje brenda nuk ka. Ka vetëm ndonjë fotografi ose ndonjë veshje të tij, sepse ka vizitorë të cilët duan të shohin gjëra të tjera. Aty përveç mureve nuk ka ndonjë gjë tjetër të veçantë. Kjo është arsyeja pse nuk jemi të kënaqur me mirëmbajtjen e saj”, ka deklaruar tutje Konxheli.

“Anija”, që ia ktheu gjallërinë Janjevës

Përveç shtëpive shumë të vjetra në Janjevë, të cilat janë atraksion për t’u vizituar, viteve të fundit është hapur restoranti “Anija”, i cili me arkitekturën e rrallë ndërtimore ka arritur të tërheqë numër të madh vizitorësh vendorë, por edhe ndërkombëtarë. “Tani në Janjevë ka shumë vizitorë, pasi është ndërtuar edhe restoranti i njohur ‘Anija’. Edhe kisha, edhe shtëpia e Shtjefën Gjeçovit sjellin vizitorë në qytetet edhe pse nga paslufta Janjevën e kanë braktisur shumë qytetarë”, ka thënë tutje Behxhet Konxheli, shkruan gazeta Zëri

Edhe pse hapja e këtij restoranti ia ka rikthyer një dozë gjallërie qytezës, prapëseprapë është shumë larg gjallërisë që dikur kishte Janjeva.

Tags: JanjevaMysafirëQyteza
Postimi i mëparshëm

Këto janë ndryshimet që do të sjellë viti 2020 në Zvicër

Postimi tjetër

Ky është çifti që nuk e harroi asnjëherë Kosovën

Të ngjajshme Postime

Molliqaj kundër masave të sigurisë për vizitën e Trendafilova: Më mirë ajo të kthehej prapa
Kosovë

Molliqaj kundër masave të sigurisë për vizitën e Trendafilova: Më mirë ajo të kthehej prapa

28 November 2023
Hoti: Kosova dhe shqipëtarët janë të bekuar me miqësinë me SHBA
Kosovë

Hoti: Kosova dhe shqipëtarët janë të bekuar me miqësinë me SHBA

28 November 2023
Stradner: Mediat serbe dhe ruse kanë akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për komplotimin e një lufte në Kosovë
Kosovë

Stradner: Mediat serbe dhe ruse kanë akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për komplotimin e një lufte në Kosovë

28 November 2023
Trendafilova viziton Prishtinën, Policia e Kosovës merr masa sigurie
Kosovë

Trendafilova viziton Prishtinën, Policia e Kosovës merr masa sigurie

28 November 2023
Uron 28 Nëntorin, Haxhiu: Përpjekje të parreshtura ndër breza u bënë për ta lartësuar kombin tonë.
Kosovë

Uron 28 Nëntorin, Haxhiu: Përpjekje të parreshtura ndër breza u bënë për ta lartësuar kombin tonë.

28 November 2023
Uron Osmani: vepra e heronjve është vula e shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.
Kosovë

Uron Osmani: vepra e heronjve është vula e shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.

28 November 2023
Postimi tjetër
Ky është çifti që nuk e harroi asnjëherë Kosovën

Ky është çifti që nuk e harroi asnjëherë Kosovën

Lajmet e fundit

Molliqaj kundër masave të sigurisë për vizitën e Trendafilova: Më mirë ajo të kthehej prapa

Molliqaj kundër masave të sigurisë për vizitën e Trendafilova: Më mirë ajo të kthehej prapa

28 November 2023
Flamuri i Shqipërisë garon për rekordin Guinnes

Flamuri i Shqipërisë garon për rekordin Guinnes

28 November 2023
“Pezullimi i frenimit të borxhit”, Qeveria gjermane miraton buxhetin shtesë për vitin 2023

“Pezullimi i frenimit të borxhit”, Qeveria gjermane miraton buxhetin shtesë për vitin 2023

28 November 2023
Bashkë si Boletini e Qemaili, Konjufca: Sot e përgjithmonë shqiptarët të pandashëm

Bashkë si Boletini e Qemaili, Konjufca: Sot e përgjithmonë shqiptarët të pandashëm

28 November 2023
28 nëntori, Krasniqi: E sotmja ka kuptim duke vlerësuar lavdinë e brezave të kombit

28 nëntori, Krasniqi: E sotmja ka kuptim duke vlerësuar lavdinë e brezave të kombit

28 November 2023
OKB prezanton planin për armëpushim humanitar, Izraeli e refuzon

”Zbarkojnë” në Katar inteligjenca amerikane dhe Izraelite

28 November 2023
Kryeministri Kurti nga Vlora uron gjithë shqiptarët: Flamuri, pavarësia, bashkimi, liria

Kryeministri Kurti nga Vlora uron gjithë shqiptarët: Flamuri, pavarësia, bashkimi, liria

28 November 2023
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu