Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka ndarë dhimbje me familjen Alushani, me rastin e ndarjes nga jeta të nënës dhe vëllait të dëshmorit Imer Alushani, Miradies dhe Luanit.
“Me pikëllim mora lajmin e ndarjes nga jeta të nënës dhe vëllait të Dëshmorit Imer Alushani, Miradies dhe Luanit.
Sot ndajmë dhembjen me familjen Alushani, që aq shumë i dha Atdheut në ditët më të vështira.
Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin e tij Facebook.
/InLajmi/