Flamuri amerikan është i vendosur mbrapsht në uniforma të ushtrisë. Arsyeja pse flamurit amerikan i jepet rëndësi e veçantë e sidomos kur vendoset në uniformat e ushtrisë apo në veturat zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, ka të bëjë me atë që në shikim të parë duhet të krijohet përshtypja se jep reflektimin e flamurit duke valuar.
Në video shihet se si yjet duhet të vendosen përpara, pra në anën e djathtë, e kur flamuri shikohet nga distanca në shpatullën e ndonjë ushtari, duhet të krijohet përshtypja se është duke valuar.
Njëjtë vlen edhe për rastin kur vendoset në vetura zyrtare e në veçanti kur priten mysafir nga vende tjera dhe gjatë rrugëtimit, flamuri lëviz në atë mënyrë që yjet që janë vendosur përpara apo më mirë thënë në anën e majtë të bien në sy.