Kanë shumë dëshirë mes shqiptarëve që të lënë pas krahëve fjalën “krizë” ose të paktën ta harrojnë për pak. Një udhëtim i bukur do të ishte gjetja më e mirë, por natyrisht që do të jetë “portofoli” që do të ndikojë zgjedhjen. Po a e dini se cili është destinacioni që shqiptarët ëndërrojnë që ta kalojnë Vitin e Ri?
Pothuajse të gjitha qytetet dhe peizazhet natyrore duken fantastike në dimër. Por ka disa vende, që kthehet në diçka vërtetë të veçantë gjatë sezonit të dimrit. Kjo mund të jetë edhe për shkak të arkitekturës së tyre fantasike ose për shkak të mjedisit ku ndodhen, ose të dyja bashkë!
Mëposhtë do të gjeni një listë me 10 qyetet më të bukura në botë gjatë dimrit.
1.Naarden, Holandë
Naarden është një qytet i vogël holandez dhe ndodhet në lindje të Amsterdamit. Ajo që e bën këtë vend kaq të njohur është forma e tij e veçantë në formë ylli, me mure të fortifikuara të restauruara kohëve të fundit. Nëse keni në plan që pushimet t’i kaloni jashtë shtetit ky qytet është i mrekullueshëm për t’u vizituar gjatë pushimeve.
- Salzburg, Austri
Në sajë të arkitekturës së vjetër të stilit Barok të ruajtur mjaft mirë, Salzburgu të dhuron një pamje fantastike gjatë ditëve të festave. Por në dimër, sidomos kur shihet nga lart, Salzburgu zbulon veten me të gjitha bukuritë, me kullat madhështore dhe kishat e mbuluara me borë.
3. Shirakawa-go, Japoni
Shirakawa-go është një fshat i vogël në ishullin Honshu të Japonisë. Gjatë vitit në fshat bie shumë deborë, kjo ka bërë që vendasit të ndërtojnë shtëpi me çati alpine, të destinuara për të shmangur gjithë dëborën e dimrit. Imazhi i këtyre shtëpive të çuditshme, strukturat elegante të shpërndara nëpër luginën e mbuluar me dëborë është një panoramë dimëri që ju mbase nuk e keni parë ndonjëherë.
- Zermatt, Zvicër
Zermatt mund të jetë vetëm një fshat tipik alpin. I vogël dhe i qetë, i vetmuar, lehtësisht i arritshëm, por nga ana tjetër është një destinacion shumë popullor për turistët gjatë gjithë vitit. Është i vendosur në hijen e Matterhorn, malit me madhështor, historik dhe më të rëndësishëm në Alpet e Zvicrës, që e bën Zermatt me të vërtetë të përsosur.
- Bariloche, Argjentinë
I vendosur në ultësirë e Andeve, në brigjet e liqenit Nahuel Huapi, Bariloche ka të gjithë elegancën e një qyteti të stilit europian alpin (ka edhe një katedrale Neo-gotike!). I ndodhur në një mjedis piktoresk të Amerikës së Jugut, ky është ndoshta qyteti më i mirë në kontinent nëse ju pëlqeni udhëtimet dimërore.
- Harbin, Kinë
Harbin është një qytet në pjesën verilindore të Kinës (pjesa më e padëshiruar). Njihet si qyteti më i ftohtë i vendit. Por njerëzit atje kanë vendosur që të bëjnë dicka të pazakontë për të tërhequr turistë. Kështu që çdo vit në Harbin bëhet një festival skulpturë prej akulli me famë botërore, i cili tërheq turma turistësh nga e gjithë bota.
- Banff, Alberta,Kanada
Banff është një Trashëgimi Botërore e UNESKO-s, një qytet me bukuri të pashembullt dhe qetësi të përhershme. I rrethuar nga malet madhështore, qyteti është veçanërisht i famshëm për burimet e tij ujore të nxehta, duke e bërë atë një destinacion fantastik për pushimet dimërore.
- Ifrane, Marok
Afrika nuk është vendi ideal që ju prisni të kaloni pushimet ideale dimërore, ndoshta përveç majës së malit në Kilimanxharo. Po cfarë e bën këtë qytet kaq të njohur? I vendosur në lartësinë e maleve Atlas, Ifrane është një qytet turistik i mahnitshëm ku është regjistruar temperatura më e ulët në Afrikë, -24 ° C .
9. Queenstown, Zelandë e Re
Zelanda e Re është e njohur për peizazhet e saj që të lënë pa frymë, pak rëndësi ka nëse është verë apo dimër. Dhe një ndër këto peizazhe të mrekullueshme ta ofron qyteti i Queenstown, i vendosur në ishullin jugor të vendit, në brigjet e liqenit Wakatipu. Qyteti është i rrethuar nga malet madhështore, por veçanërisht tërheqës është kur peisazhit është i mbuluar me borë.
- Bergen, Norvegji
Bergen është ndërtuar nga Byfjorden Fiord dhe është është një nga qytetet më të njohura të Norvegjisë. I njohur si qyteti i shtatë maleve, ajo nuk është aq e ftohtë sa ju mund të mendoni. Por gjatë diëmrit ju ofron një peizazh që e bën një vend shumë të bukur për t’u parë në dimër.