Ka ndërruar jetë profesor dhe doktor Binak Kastrati, njëri ndër gjinekologët e parë në Kosovë.
I ndjeri Kastrati ishte i njohur edhe jashtë vendit.
Doktor Kastrati ishte njëri ndër mjekët e parë shqiptar të rajonit të Pejës.
I shkolluar në universitetin e Zagrebit. Në vitin 1968-1969 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, me ç’rast bashkë me disa deputetë të tjerë inicuan hapjen e fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë
Kastrati ka qenë profesor dhe prodekan në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Gjatë periudhës 1990-1999 e ka udhëhequr Shoqatën e Mjekëve të Kosovës. Në luftën çlirimtare, Kastrati në veçanti ka qenë aktiv në shtytjen e mjekëve që t’i bashkohen UÇK-së.
Varrimi i Binak Kastratit do të bëhet në fshatin Dobërdol të Pejës, më 2 janar, në ora 14:00.