Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është vlerësuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, ‘Oficer i Madh i Legjionit të Nderit’.
Lajmi u bë i ditur nga deputetja Mirela Kumbaro.
Këtë titull të lartë që e ndan presidenca franceze, e kanë vetëm 250 persona.
Sociologu Claudine Herzlich dhe egjiptologu Christiane Ziegler janë ngritur në rangun e oficerit të madh, ashtu si dhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadaré dhe shkrimtarja franko-bullgare Julia Kristeva shkruan gazeta franceze Le Monde./InLajmi/