Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit i është përgjigjur në Tëitter akuzave të presidentit amerikan, Donald Trump, për përfshirjen e vendit të tij në sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bagdad.
“Nëse dikush na kërcënon ne do të përballemi me të dhe do ta godasim”, – ka shkruar Khamenei si përgjigje ndaj akuzave të Trump pasi ai kishte shkruar se “Irani do të mbajë plotësisht përgjegjësi për jetën e humbur apo dëmtimet e pësuara në ndonjë nga objektet tona”.
Të premten mbrëma, një sulm raketor në bazën amerikane në Kirk në Irak vrau një kontraktues amerikan. Në shenjë hakmarrjeje, aeroplanët amerikanë bombarduan bazat e brigadave të Hezbollahut të dielën në mbrëmje, një fraksion pro-iranian në Irak i akuzuar si përgjegjës për sulmin, duke vrarë të paktën 25 luftëtarë dhe duke ngjallur zemërim të përgjithshëm.
Dje, procesi i varrimit të 25 të vdekurve degjeneroi në një sulm ndaj ambasadës amerikane në Bagdad.
Aktualisht, rreth 5.000 ushtarë amerikanë janë vendosur në Irak. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të dërgojnë një tjetër njësi me 750 ushtarë.