1 Janari është dita e parë e Kalendarit Gregorian dhe mbeten 364 ditë deri fundi i vitit.
Ngjarje
45 pes – Kalendari Julian fillon të përdoret për herë të parë – i paraqitur nga Jul Qezari, u bë kalendari mbizotërues në shumicën e Evropës, dhe në vendbanimet evropiane në Amerikë e gjetkë, deri më 1582 me krijimin e kalendarit Gregorian (propozuar nga Papa Gregori i XIII). Dallimi në gjatësinë e vitit në mes dy kalendarëve është 0.002 %. Kalendari Julian ka një vit të rregullt me 365 ditë të ndara në 12 muaj. Dhe një ditë e brishtë i shtohej në muajin shkurt çdo katër vjet, për të matur vitin tropikal (diellor). Edhe pse astronomët e lashtë e kishin ditur se viti tropikal ishte disa minuta më i shkurtër se sa 365, 25 ditë, Kalendari Julian nuk e bënte këtë korrigjim. Si rezultat, viti kalendarik fitonte rreth tre ditë çdo katër shekuj, në krahasim me kohët e vëzhguara me eklipset dhe stinët. Kjo mospërputhje u korrigjua në kalendarin e reformuar Gregorian në vitin 1582. Kalendari Gregorian ka të njëjtët muaj dhe gjatësi muajsh të kalendarit Julian, por fut ditët e brishta në bazë të një rregulli tjetër. Si pasojë, kalendari Julian është 13 ditë pas kalendarit Gregorian; për shembull, 1 janar në Kalendarin Julian është 14 Janar në atë Gregorian. Kalendari Gregorian, i quajtur edhe Kalendari Perëndimor ose Kalendari i Krishterë, është ndërkombëtarisht i pranuar dhe i njohur nga institucionet të tilla si Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimi Postar Universal. Në fund të viteve 1930 edhe Turqia që kishte hyrë në udhën e modernizimi, hoqi dorë nga kalendari Julian dhe filloi të perdorë kalendarin Gregorian; kjo është edhe arsyeja që shpesh, mes disa njerëzve, Kalendari Julian quhet “alla-turka” dhe ai Gregorian “alla-franga”.
1773 – Himni i krishterë “Amazing Grace”, bazuar në “1 Chronicles 17:16-17” u përdor për herë të parë për të shoqëruar një predikim të udhëhequr nga pastori John Newton në qytetin Olney, Angli. Historianët thonë se “Amazing Grace” është autobiografi shpirtërore në vargje e Xhon Njutonit. Ai u rrit pa prirje të veçanta fetare dhe u përfshi në tregtinë e skllevërve nëpër Atlantik. Në vitin 1748 një stuhi goditi anijen e tij aq rëndë saqë Xhon iu lut Perëndisë për mëshirë, dhe shpëtoi. Pas kësaj ai shkroi vargjet Amazing Grace, sot himni më i kënduar mes besimtarëve të krishterë;
“Hir i mrekullueshëm!
Sa i fortë dhe i ëmbël
Që shpëtove një të keq si unë.
Isha i humbur, por tani jam gjetur,
I verbër isha, por tani shoh….”
1804 – Pas humbjes së luftës koloniale, Franca heq dorë nga Haiti. Kështu, Haiti bëhet republika e parë zezake dhe vendi i dytë i pavarur në Amerikë, pas Shteteve të Bashkuara.
1939 – Shkrimtari dhe gazetari i njohur i Nju Jork Tajmsit, Cyrus Leo Sulzberger, i cili ishte i ftuar në darkën e shtruar nga mbreti Zog në pallatin mbretëror në Tiranë me rastin e vitit të ri, më pas shkroi në librin e tij “A Long Row of Candles” se ndërsa u largua nga festimet në orët e para të mëngjesit, “njerëzit vazhdonin të hanin e pinin; shampanja rridhte si ujë; mishra të pjekur, pula, pata të majme, sallatra, akullore, gllabëroheshin nën abazhurë e qirinj të ndezur – dhe të gjitha këto në një vend të uritur”. Historianët thonë se festime të tilla ekstravagante dhe shpenzime të shfrenuara do të cilësoheshin nga Italia huadhënëse si të pa jusifikueshme, që me pas do t’i shfrytëzonte për qëllimet e veta.
1947 – Akti kanadez i shtetësisë hyn në fuqi, me konvertimin e nënshtesave britanikë në shtetas kanadezë. Kryeministri William Lyon Mackenzie King bëhet shtetasi i parë kanadez.
1971 – Ndalohen transmetimet e reklamave të cigareve në televizionin amerikan.
1999 – Monedha Euro fillon të përdoret në 11 vende anëtare të Bashkimit Evropian (me përjashtim të Britanisë, Danimarkës, Greqisë dhe Suedisë) .
- 1863 – Abraham Linkoln fjalimi i njohur , “pë të drejta të barabarta” gjate luftes qytetare amerikane.
- 1880 – fillojnë punimet në Kanalin e Panamasë.
- 1893 – Japonia pranon kalendarin gregorian.
- 1960 – Kameruni bëhet shtet i pavarur.
- 1981 – Greqia anëtarësohet në Komunitetin Evropian.
- 1986 – Spanja dhe Portugalia anëtarësohen në Komunitetin Evropian.
- 1992 – Formohet zyrtarisht Rusia.
- 1993 – Çekosllovakiashpërbëhet zyrtarisht në dy shtete: Çeki dhe Sllovaki.
- 1995 – Krijohet Organizata Botërore e Tregtisë.
- 1995 – Suedia, Austria dhe Finlanda i bashkohen zyrtarisht Bashkimit Europian.
- 1998 – Krijohet Banka Qendrore Evropiane.
- 1999 – Prezantohet për herë të parë Euro në 11 shtete të Bashkimit Europian.
- 2002 – Euro bëhet valuta zyrtare e dymëdhjetë shteteve të Bashkimit Europian
- 2007 – Bullgaria dhe Rumania i bashkohen zyrtarisht Bashkimit Europian.
Lindje
- 766 – ʿAlī ibn Mūsā al-Ridā, klerik iranian
- 1424 – Ludwig IV., princ gjerman
- 1430 – Alexander VI., papa
- 1449 – Lorenzo de Medici, politikan italian i qytetit të Firenzes
- 1484 – Ulrich Zwingli, themelues zviceran i Kishës së Reformuar
- 1492 – Silvestro Ganassi, kompozitor italian
- 1502 – Gregor XIII., papa dhe iniciator i kalendarit Gregorian
- 1504 – Caspar Cruciger der Ältere, teolog dhe reformator gjerman
- 1554 – Ludwig der Fromme, hercogu i Württembergit
- 1557 – Stephan Bocskai, princ hungarez
- 1584 – Johann Camman, avokat gjerman
- 1600 – Heinrich von Brockdorff, oficer dhe politikan gjerman
- 1604 – Gottfried Olearius, Teolog gjerman
- 1606 – Siegmund Wiprecht von Zerbst, zyrtar dhe politikan gjerman
- 1618 – Bartolomé Esteban Murillo, piktor spanjoll
- 1628 – Christoph Bernhard, kompozitor dhe dirigjent gjerman
- 1635 – Anthonius Lucius, dijetar dhe profesor gjerman
- 1638 – Antoinette Deshoulières, poete dhe filozofe franceze
- 1638 – Go-Sai, perandor japonez
- 1684– Arnold Drakenborch, filolog holandez
- 1655 – Christian Thomasius, jurist dhe filozof gjerman
- 1697 – Joseph François Dupleix, guvernator i përgjithshëm francez në Indi
- 1711 – Franz Freiherr von der Trenck, oficer austriak
- 1714 – Kristijonas Donelaitis, shkrimtar dhe pastor prusian
- 1732 – Julie Bondeli, salonière zviceran
- 1732 – Johann Friedrich von Ryhiner, burrë shteti dhe gjeograf zviceran
- 1735 – Paul Revere, ushtar dhe luftëtar i lirisë amerikan
- 1745 – Anthony Wayne, gjeneral amerikan
- 1748 – Giovanni Furno, kompozitor italian
- 1748 – Matthias Ludwig Leithoff, mjek gjerman
- 1763 – Leopold Wilhelm von Dobschütz, gjeneral dhe pronar tokash prusian
- 1766 – Antoine-Vincent Arnault, shkrimtar francez
- 1766 – Georg Philipp Schmidt von Lübeck, mjek, shërbyes civil dhe poet gjerman
- 1767– Maria Edgeworth, shkrimtare britanike
- 1767 – Andreas Tamm,jurist dhe mësues gjerman
- 1771 – Georges Cadoudal, gjeneral francez
- 1774 – André Marie Constant Duméril, zoolog francez dhe profesor i anatomisë, fiziologjisë dhe patologjisë
- 1782 – Johann Gottfried Abraham Frenzel, artist gjerman
- 1785 – John Oxley, oficer britanik
- 1787 – Domenico Quaglio, piktor dhe artist teatri gjerman
- 1788 – Étienne Cabet, politikan dhe revolucionar francez
- 1791 – Ernst Meyer, botanist dhe autor gjerman
- 1792 – Henrik Anker Bjerregaard jurist dhe poet norvegjez
- 1799 – Wilhelm Eisenlohr, fizikant gjerman
- 1799 – Johann Eduard Heuchler, arkitekt gjerman
- 1800 – Filipina Brzezińska, kompozitor dhe pianist polak
- 1800 – Francis Egerton, politikan dhe shkrimtar britanik
- 1800 – Constantin Hering, mjek gjermano-amerikan
- 1800 – Václav Emanuel Horák, kompozitor, muzikant kishës dhe edukator çek
- 1803 – Eduard August Feuerbach, jurist gjerman
- 1803 – Guglielmo Libri Carucci dalla Sommaja, matematikan italiano-francez
- 1803 – Rudolf Keyser, historian norvegjez
- 1806 – Lionel Kieseritzky, mësues gjerman
- 1806 – Karl von Weber, zyrtar, arkivist dhe historian gjerman
- 1807 – Johan Fjeldsted Dahl, librashitës dhe botues norvegjez
- 1808 – Pierre Chazal, gjeneral dhe politikan belg
- 1810 – Guido von Madai, oficer prusian
- 1813 – Franziska Berg, këngëtare dhe aktore gjermane
- 1813 – Louis Adrien Huart, gazetar, shkrimtar dhe regjisor teatri pruso-francez
- 1815 – Samuel Lister, shpikës dhe industrialist britanik
- 1819– Arthur Hugh Clough, shkrimtar britanik
- 1821 – Viktor zu Leiningen-Westerburg-Altleiningen, oficer gjermano-austriak
- 1823 – Sándor Petőfi, poet hungarez
- 1823 – Hans Wachenhusen, shkrimtarit gjerman
- 1824 – Gaston Hardouin Andlau, gjeneral francez
- 1826 – Michael Loris-Melikow, kryeministër dhe gjeneral rus
- 1827 – William Lewis Cabell, gjeneral amerikan
- 1832 – Aloys Kunc, kompozitor dhe organist francez
- 1833 – Robert Lawson, arkitekt neozelandez
- 1834 – Ludovic Halévy, autor francez
- 1834 – Joseph Steiner Edler von Steinstätten, Kaizer austriak
- 1835 – Georg Speyer, bankier gjerman
- 1835 – Karl von Eiem, ministri i luftës së prusisë
- 1853 – Hans Koessler, kompozitor gjerman
- 1854 – James Frazer, antropolog britanik
- 1855 – Carl Partsch, kirurg gjerman
- 1856 – Abbott Lawrence Lowell, shkencëtar amerikan
- 1857 – Cornelis Adriaan Lobry van Troostenburg de Bruyn, farmacist hollandez
- 1921 – Rocky Graziano, bokser amerikan
- 1926 – Claudio Villa, këgëtar italian
- 1928 – Frank Pourcel, muzikant francez
- 1937 – Demir Hyskja, aktor shqiptar
- 1940 – Mersad Berber, piktor boshnjak
- 1944 – Omar Hassan Ahmad al-Bashir, politikan sudanez
- 1949 – Pablo Escobar, politikan dhe shpërndarës droge kolumbian
- 1949 – Nijaz Durakoviq, politikan boshnjak
- 1966 – Ivica Dačić, politikan serb
- 1968 – Davor Shuker, futbollist kroat
- 1977 – Hasan Salihamixhiq, futbollist boshnjak
Vdekje
- 1515 – Luixhi XII, mbret francez
- 1894 – Heinrich Rudolf Hertz, fizikant gjerman
- 1972 – Maurice Chevalier, këngëtar dhe aktor francez
- 1999 – Barıs Manço,, këngëtar, producent dhe aktor
- 2003 – Ahmet Hromaxhiq, letrar boshnjak
- 2012 – Bajrush Doda, këngtar i muzikës shqiptare
Festa dhe përvjetore
- Brunei, Dita e Pavarësisë, nga Britania e Madhe (1984)
- Haiti, Dita e Pavarësisë prej Francës (1804)
- Kuba, Dita e Çlirimit (1959)
- Festa e Vitit të Ri