InLajmi ju sjell rubrikën me tre pyetje për Estradën tone,
- Si ka qenë ky vit për Ju?
- Çka presin publiku nga Ju në vitin 2020?
- Ku do t’i kaloni festat e fundvitit?
Këtyre pyetje i janë përgjigjur shumë fytyra publike. Ndër t’a është edhe këngëtari i njohur Neki Emra, i cili përgjigjet:
‘Të mirat e këtij viti ishin të shumta duke filluar nga këngët e reja, poashtu edhe një numër i jashzakonshëm i mbrëmjeve, posaqërisht ndjenja që kam qenë pjesë e shumë dasmave ku jame ndjerë shumë i lumtur për çiftet që ma kanë besuar ditën më të lumtur të jetës se tyre t’ju këndoj. Sa i përket të keqijave nuk do të kisha dasht të ndalem e as t’i mendoj. Ato dua t’i le anash e mos ti kujtoj’.
‘Nga viti 2020 pres shumë më shumë punë, këngë të reja, suksese më të mëdha. Por mbi të gjitha shëndet e lumturi’.
‘Festat e fundvitit normalisht do të jenë me punë. Pritja e vitit te ri në këtë mënyrë më përmbush gjithmonë’
Sajmir Morina/InLajmi/