Partia Socialdemokrate përmes një komunikate për media ka reagur lidhur me aktakuzën që është ngritur ndaj dy anëtarëve të partisë së saj dhe një aktivisti të VV-së, shkruan InLajmi.
Sipas PSD-së, është e papranueshme që akuza kaq të rënda të përcillen me procese të dyshimta. Pasi që, sipas tyre, të akuzuarit për “Përgatitje të Veprës Terroriste”, nuk kanë pranuar asnjë ftesë apo njoftim zyrtar nga Gjykata Themelore, ata janë njoftuar vetëm përmes telefonit.
Reagimi i plotë i PSD-së:
Dje, dy aktivistë të Partisë Socialdemokrate janë njoftuar vetëm përmes telefonit se ndaj tyre është ngritur aktakuzë. Gëzon Kastrati, Korab Korça (ish aktivistë të VV-së, tash në PSD) dhe Çlirim Gërbeshi (aktivist i VV-së) akuzohen për “Përgatitje të Veprës Terroriste”. Ata nuk kanë pranuar asnjë ftesë, njoftim apo çfarëdo lloji tjetër të shkresës zyrtare nga Gjykata Themelore lidhur me rastin. Qysh tani ky process filloi me parregullsi.
Jo shumë moti e kemi rastin e ngjashëm ku aktivistëve Astrit Dehari, Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Petrit Ademi ju hudheshin akuza për sulm terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës, e që në fund u rrëzua si rast në mungesë provash dhe në këtë mënyrë u bë i pamundur vazhdimi ose fillimi i një procesi të ri. Është e papranueshme që akuza kaq të rënda të përcillen me procese të dyshimta, e që rëndojnë vetëm mbi të akuzuarit dhe asnjëherë mbi trupen gjykuese, apo faktorët tjerë relevant për rastin, të cilët qartazi nuk e kanë kryer punën siç duhet.
Kjo na le të kuptojmë se qëllimi ishte disiplinimi i qytetarëve protestues, përmes inskenimeve të rasteve ndaj aktivistëve, për të cilët nuk u gjetë asnjë provë. I njëjti fat e pret edhe rastin në fjalë.
Rastet e montuara politikisht cenojnë mundësinë që Republika e Kosovës të zhvillohet si vend demokratik. Kjo gjë nuk do të lejohet në asnjë mënyrë. Ne jemi të bindur që ky proces është i sajuar dhe si i tillë do të rrëzohet. Partia Socialdemokrate mbështet aktivistët në secilin hap të nevojshëm për dëshmimin e pafajsisë së tyre. Kërkojmë nga prokuroria që sa më parë të ndalojnë persekutimin politik të aktivistëve pa asnjë./InLajmi