Përmes një komunikate për media, presidenti i shtetit, Hashim Thaçi në ditën e fundit të vitit u është drejtuar qytetarëve i cili foli për shumë tema, me c’rast përmendi edhe marrdhënien mes Kosovës e Shqipërisë.
“Do te ishte mrekulli që viti 2020 të fillojë me vendimin për heqjen e kufirit dhe doganës mes dy shteteve. Për çka, e ftoj mikun tim, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, të merr këtë vendim. Unë jam gati”, ka thënë ai.
Thaçi ka thënë gjatë kësaj konference se do të takohet me liderin e VV-së, Albin Kurtin, për dhënien e mandatarit për formimin e qeverisë./InLajmi/