Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka treguar se sot ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” pas vdekjes luftëtarin e lirisë Hakif Rexha i cili ka qenë bashkëluftëtar i komandantit Shaban Polluzha, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se historia e lirisë së Kosovës ka një trashëgimi të pasur të përpjekjeve për çlirim.
“Me urdhrin “Hero i Kosovës”, pas vdekjes, e dekorova luftëtarin e lirisë Hakif Rexha – Rimanishta, bashkëluftëtar i komandantit Shaban Polluzha. Historia e lirisë së Kosovës ka një trashëgimi të pasur të përpjekjeve për çlirim. Hakif Rexha ishte gjyshi i heroit të Kosovës, Afrim Zhitia“, ka shkruar presidenti Thaci./InLajmi/