Sipas Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale nga muaji nëntor, mësimdhënësit të cilët kanë punuar gjatë viteve 1990-1999 do të fillojnë të marrin kompensimin ligjor, shkruan InLajmi.
Shuma e të cilave fillon nga 19 deri në 95 euro, varësisht prej kohës se ku kanë punuar do iu ndahet në bazë të Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqiptar të Republikës së Kosovës e cila është miratuar në fund të muajit shkurt në Kuvendin e Kosovës.
Por kjo gjë nuk ka ndodhur, për disa qytetar nga Drenasi, njëri nga ata është ankuar në InLajmi, pasi që sipas tij babai i tij tashmë i ndjerë i cili ishte mësues i viteteve të 90-ta, e që sipas ligjit i takon bashkëshortës e cila është Elfije Ramadani, nuk ka marrë asnjë cent në xhirollogari deri më sot datë 30.12.2019.
Ai ka derguar foto dhe dokumente që 4 dite në redaksinë e Gazetës InLajmi, duke argumentuar se deri në këto momente, asnjë shumë nuk ka kaluar në xhirollogarin e nënës së tij, sa i përket pensioneve të viteve 90-99.
“Po në xhirollogarinë e Nënës nuk janë ndarë paratë e viteve 90-99 që prindi im tani i ndjerë dhe që gëzonë të drejtën bashkëshortja e tij, pra nëna ime jo vetëm ne, por edhe shumë mësimdhënës tani pensionist nuk i kanë marrë pensionet kontributdhënëse në mënyrë reaktraktive për vitet 90-99“, ka thënë Qamil Ramadani nga Drenasi, djali i të ndjerit.
Qytetari nga Drenasi thotë se ka kontaktuar edhe Mnistrinë e Financave, konkretisht Fatmir Gashin, cili i ka thënë se të gjitha listat që kanë ardhur tek ne i kemi prceduar dhe i kemi derdhur mjetet të premten për të gjithë pensionet, për më shumë ai e ka sugjeruar që të drejtohet te Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale./InLajmi/