Fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë” ka shënuar gjithsej 145 gola, duke u rendituar kështu si më i miri në kontinentin e vjetër.
Ronaldo është zgjedhur si golashënuesi më i mirë i dekadës së dytë në shekullin e mileniumin e ri.
Shtëpia numër një e futbollit evropian ka publikuar para pak çastesh një postim në rrjetet sociale, teksa ka uruar portugezin për numrin e golave të realizuar, si ato me Real Madridin e Juventusin në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe ato me Portugalinë në kompeticionet ndërkombëtare.
Fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë” ka shënuar gjithsej 145 gola, duke u rendituar kështu si më i miri në kontinentin e vjetër, shkruan Bota sot.
Edhe në vitin që po e lëmë pas, 2019, ai ishte top-golashënues në Champions me shtatë gola dhe 14 sosh në UEFA Nations League, duke lënë prapa Harry Kane (19) dhe Sterling (17).