Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ia ka dërguar edhe një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar Kurtin për përgjigjen zyrtare dhe duke mirëkuptuar pamundësinë e pjesëmarrjes së tij në dy takimet e së premtes, e ka ftuar atë sërish për takim nesër më 31 dhjetor, në orën 10:00.
Në letrën e tij të tretë, presidenti i vendit ka thënë se me qëllim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjithë hapat e përcaktuar në Kushtetutë.
Kjo është letra e tretë e presidentit Thaçi dërguar kryetarit të Vetëvendosjes: