Kryetari i PDK-së dega në Drenas, Sejdi Hoxha përmes një postimi në Facebook ka treguar zgjedhjen e kryesisë së PDK-së, i cili ka thënë se mbledhjen që është mbajtur mbrëmë, nga 25 emrat e kryesisë së re nuk ka pasur anëtarë të kryesisë së Degës së PDK-së-Drenas, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se partia në të cilën është ka njerëz me vlera të larta kombëtare, intelektual të cmuar, profesionist të fushave të ndryshme, prandaj nuk është e lehtë që t’i zgjedh organet drejtuese të saj.
Hoxha tutje shton se Drenasi nuk do të trajtohet vetëm si makineri për prodhimin e votave, por në demokraci pushteti dhe përfaqësimi do të matet me votën e qytetarit, i cili ka ka thënë se e mbështesin fuqishëm kryesinë e re dhe të gjitha strukturat e partisë, pavarësisht që sipas tij janë dega më e fuqishme dhe pa përfaqësim.
Postimi i plotë:
PDK brenda saj ka njerëz me vlera të larta kombëtare ,intelektual të çmuar, profesionist të fushave të ndryshme prandaj nuk është e lehte që ti zgjedh organet drejtuese të saj.
Nga dita e djeshme kam pranuar shume thirrje telefonike dhe sms nga aktivist dhe struktura te Partisë duke me pyetur pse Drenasi si bastion i PDK-së nuk është i përfaqësuar në Kryesinë e Partisë? Prandaj ndjej obligim moral të sqaroi për të gjithë.
Drenasi që nga themelimi i Partisë e deri më sot ka qenë dhe mbetet bastion i pathyeshëm, në zgjedhjet e 6-të Tetorit PDK ka rritje te votave ne Drenas, rreth 15200 kemi fituar në zgjedhjet e fundit, është e vetmja komune që ka fituar pa balotazh në zgjedhjet e fundit komunale te mbajtura, prandaj Drenasi meriton përfaqësim serioz dhe dinjitoz në strukturat e Partisë dhe ne institucionet e vendit.
Besoi fuqishëm qe Drenasi nuk do te trajtohet vetëm si makineri për prodhimin e votave, por ne demokraci pushteti dhe përfaqësimi do të matet me votën e qytetarit.
Ne mbështesim fuqishëm Kryesin e re dhe të gjitha strukturat e Partisë, pavarësisht faktit që si një nga degët më te fuqishme jemi pa përfaqësim.
Besoi fuqishëm ne lidershipin e Kryetarit Veseli i cili gjithmonë ka mbështet Drenasin në të gjitha dimensionet, besoj fuqishëm që do ta zgjedhim edhe këtë çështje. /InLajmi/