Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot në T7 për bisedimet për koalicion në mes të Albin Kurtit e Isa Mustafës
Ai i ka bërë thirrje kreut të LV-së, Albin Kurtit që të mos vonojë në krijim të qeverisë së re,i cili ka thënë se ëshhtë një situatë jo e lehtë, pasi që ka humë muaj që është duke udhëhequr në qeverinë në detyrë, shkruan InLajmi.
“Jam i dorëhequr prej korrikut, jam në një situatë jo të lehtë, situate është e ndishme, duke qenë kështu bëjmë ato punë elementare, mundohemi mos me ndodh vakumi, por është në interes të Kosovës, sa më shpejtë krijimi i qeverisë së re”, shprehet kryeministri në detyrë.
Ai tutje ka thënë se teksa ishte ai në qeveri e kishte të vështirë krijimin e qeverisë pasi që nuk kishte deputetë sa kanë sot LVV e LDK.
“Ja kum marr lakmi LDK dhe VV që kanë marrë shumë deputetë, unë e kam pas të vështirë. Krejt është një se kuptoj se pse në Kosovë jemi me qasje të gabume, ka rregull kush i ka fitu zgjedhjet është mandatari, pse presidenti s’po i çon letër LDK-së, sepse Kurtit i bjen me kriju qeverinë”, ka shtuar tutje.
Haradinaj e ka krahasuar Albin Kurtin me Che Guevarën, pasi sipas tij Kurti nuk i ka nervat për qeverisje.
“Nuk ekziston një Albin Kurti nuk i ka nervat për këtë punë, është një mashtrim, me keqardhje e meriton Kosova dikë që jau kish kthy shpresën, është fatkeqësi cështja e diktatit.
Nuk më ka mashtru mu si person diçka, si koncept politik është mashtrim, fenomeni i tij është mashtrim, është i dhënë qysh po del në krahasim me Che Guevarën”, thotë ai.
Po ashtu ka folur edhe per mos takimin me presidentin për të caktuar mandatarin, ai thotë se kjo po ndodh për arsye se Kurti nuk i ka numrat që i duhen.
“Tash Albini me i pas pas numrat, më kujtohet edhe mu më pytshin a i ke numrat, me i pas numrat me pas marrëveshje ai nuk ishte vonu, shihet se nuk ka marrëveshje, unë mendoj që tani z.Kurti nuk mundet pa kufi me ikë. Është më së miri me përgatit një ofertë reale, me zor nuk munesh me marrë askënd në qeveri./InLajmi/