Bashkimi Evropian po vazhdon të inkurajojë vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli në mes Beogradit dhe Prishtinës.
Kreu i delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrici ka thënë për gazetën serbe ‘Blic’ se BE-ja do të vazhdojë ta udhëheq procesin e dialogut.
Ai ka theksuar se për të rinisur ky dialog, Kosova duhet ta heq taksën e vendosur ndaj Serbisë.
“BE kërkon formimin e një qeverie të re në Prishtinë dhe vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar. BE do vazhdojë të udhëheq këtë proces të themeluar nga Kombet e Bashkuara dhe të mbështetur nga vendet anëtare të BE-së. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së ka njoftuar se së shpejti do vizitojë Prishtinën dhe Beogradin. Por, tarifat duhet të hiqen”, ka deklaurar Fabrici, transmeton lajmi.net.
Fabrici ka theksuar se hapja e kapitujve të BE-së për Serbinë varet edhe nga përparimi në dialog me Kosovën.
