Të merresh me larjen e rrobave nuk është gjë edhe aq interesante, por për gruan nga Karolina Veriore, e njohur si “Nusja e paralizuar”, kjo gjë duket më shumë se interesante – e gjitha kjo falë vajzës së saj.
Siç shkruajnë mediat e huaja, Kaylees – e cila në muajin prill bëhet dy vjeçe – i pëlqen për të ndihmuar nënën e saj, Rachelle Chapman, të ndajë rrobat dhe t’i fusë ato në makinën larëse.
Dhe videoja ku shihet vogëlushja, duke ndihmuar nënën e saj në karrocë për të larë rrobat bashkë, është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, duke u pëlqyer shumë, gjithashtu. Chapman, 31 vjeçe, ishte paralizuar nga gjoksi poshtë pas një aksidenti të frikshëm në një pishinë, gjatë një mbrëmje në Bachelori. Ajo dhe burri i saj Chris, 34, janë të lumtur që kanë Kayleen, duke falënderuar një shoqeje që shërbeu si surrogate për çiftin.
I just taught my 13-month-old to do laundry. No big deal :-)This video is being represented by TheLADBible Group. For licensing/usage requests please email licensing@theladbiblegroup.com”
Posted by Rachelle Chapman on Thursday, June 9, 2016