Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje për vrasjen e cila ka ndodhur sot rreth orës 04:50.
“Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nato 99”, në Gjilan, ku dyshohet se pas një aksidenti në komunikacion, i dyshuari V.H., me armë zjarri, ka shtënë në drejtim, të viktimës, tani të ndjerit L.S., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas rastit të ndodhur në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë, prokurori kujdestar, policia dhe ekipi mjekësor, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për obduksion.
Me urdhër të prokurorisë, i dyshuari V.H., i cili sipas IKP-së ishte pjesëtar i policisë së Kosovës, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprës penale “Vrasja e rëndë” dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit, nga gjykata kompetente në Gjilan.
Motivet e kësaj vrasje ende nuk dihen./InLajmi/