Policia e Kosovës ka arrestuar antëtarin e Nismës, Haxhi Hoti, pasi në një postim në rrjetin e tij social “Facebook” ka kërcënuar Albin Kurtin.
Hoti rreth orës 3:00 të mëngjesi është arrestuar nga Policia.
Hoti ka thënë se “Albin Kurti duhet ta lëshojë Kosovë, ose do të vritet”, shkruan Insajderi.
Më pas kandidati për deputet i Nismës e ka fshirë shkrimin, duke thënë se gjithçka ka qenë një gabim teknik i cili ka kërkuar edhe publikisht falje.