Kadetët i uroi dhe i përgëzoi edhe kryetari i komunës z. Mytaher Haskuka.
Me rastin e festave të fundvitit, klubi i hendbollit Prizreni, që garon në Super ligën e Kosovĕs në hendboll, sot shpërndau 30 dhurata për kadetët e shkollës së hendbollit, të moshës 15/16 vjeçare, shkruan InLajmi
Nga kryetari i klubit z. Syrja Shalqini, mësuam se gjatë ditëve nē vijim do të organizohet edhe një solemnitet, ku do tĕ shpërndahen edhe 25 dhurata për juniorët e klubit të moshĕs 10 vjeçare.
“I jemi falenderues Komunes sē Prizrenit, DKRS-së dhe vëllezërve Shkreli, pronarë të restoranit familjar, “Te Besimi – Beska”, për pëtkrahjen morale e materiale të KH “Prizreni”, tha për InLajmin Syrja Shalqini.
Bashkĕ me anëtarĕt e kryesisĕ së klubit, kadetëve dhuratat ua shpërndanë kryetari i komunës z. Mytaher Haskuka, dhe z. Ehat Oreshka, drejror i DKRS-së.
“Ju jeni e ardhmje e ndritshme i hendbollit prizrenas, ndaj edhe komuna e Prizrenit bashkĕ me Drejtorinë për Kulturē, Rini dhe Sport, gjithëherë do tē jenë pranë dhe me ju”, u tha kadetëve, z. Haskuka. Osman Goranci /InLajmi/