Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me ftesën që ky i fundit i ka bërë liderit të LVV, Albin Kurti, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se pas konstituimit të Kuvendit si urgjencë për të formuar sa më shpejt qeverinë ka thirrur sot për ta mandatuar liderin e LVV-së, Albin Kurtin, ku ka shkruar se ky i fundit nuk ka shkuar në takim dhe do të ridërgojë një të re.
“Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë udhëheqje dhe të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar presidenti.
Thaçi e ka ftuar sot kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit të Kosovës. Kurti megjithatë e ka rerfuzuar këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë./InLajmi/
He has not shown up at my office as expected. However, a new invitation will follow swiftly. I again call upon all to show leadership and not delay the formation of the new Government of the Republic of #Kosovo. Our people and our allies expect more.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) December 27, 2019