Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë me siguri të plotë se nuk do ta votojë Albin Kurtin për kryeministër – në situatën e tillë politike kur nuk ka marrëveshje VV-LDK.
“Nuk do ta votoj Albin Kurtin kryeministër për faktin se nuk kam besim se është i sinqertë në të gjitha ato që ka promovuar”.
“Nuk ka të bëjë me aspekte personale, por ka të bëjë me çështje pragmatike dhe parimore”.
Veseli në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se PDK-ja nuk ka frikë nëse vendi shkon në zgjedhje të reja – por, nuk janë përgjegjës nëse një gjë e tillë ndodh.
“Zgjedhjeve nuk i druhemi, por nuk bartim përgjegjësi nëse shkojmë në zgjedhje – si opsion janë. Ne nuk kemi asnjë përgjegjësi në këtë aspekt”.
Megjithatë, ai e ka treguar strategjinë e PDK-së në rast se do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme sërish.
“Lufta kundër korrupsionit pasurohet ende. PDK-ja po hapet, liderët e pakontestuar që kanë menduar që janë në parti dalëngadalë do ta lëshojnë vendin për frymë të re”.
“Kosovës i duhet një lidership që merr përgjegjësi, e çon popullin përpara, nuk pshtjellon dhe mjegullon”.
“Problemet që janë në Kosovë do t’i ketë cilado qeveri që vjen. Problemi i papunësisë nuk mund të zgjidhet pa e luftuar korrupsionin sepse pa e luftuar korrupsionin nuk mund të kesh investitorë. Për zhvillimin ekonomik orientimi duhet të jetë djathtist, derisa politikat ekonomike duhet të jenë të orientuara nga pronat private dhe t’i ikim politikave sociale sepse do ta çojnë shtetin në kolaps”.
Në rast të një skenari ku Kadri Veseli mund të jetë mandatari për ta krijuar Qeverinë – a do ta bëjë ai një gjë të tillë?
“Ta lëmë njëherë këtë 15 ditëshin e shokut Albin që ta konsumojë. Pas 15 ditëshit, bisedoj