Ka filluar senaca konstituive e Kuvendit të Kosovës nën drejtimin e dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV, Jahja Kokaj dhe Fjolla Ujkani.
Tani Grupet Parlamentare janë në pikën e propozimit të anëtarëve të komisionit verifikues për mandate dhe kuorum, shkruan InLajmi.
Tri pikat e rendit të ditës në seancë do të jenë: Formimi i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të Deputetëve, Betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit e nënkryetarëve të Kuvendit.
Vetëvendosje ka propozuar : Albulena Haxhiu.
LDK ka propozuar: Armend Zemaj.
PDK ka propozuar: Ganimete Musliu.
AAK ka propozuar: Rasim Selmanaj.
NISMA-AKR-PD: Albuelan Balaj-Halimi.
Lista Serbe: Sllavko Simiq.
Vakat: Rasim Demiri./InLajmi/