Edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se tani pas konstituimit të Kuvendit, votuesit e Kosovës e meritojnë të kenë sa më shpejtë qeverinë .
Ambasada Britanike përmes një shkrimi në Facebook thotë se pothuajse tre muaj që nga zgjedhjet parlamentare, formimi i një qeverie të re është vonuar, transmeton Klan Kosova.
“Ne e mirëpritëm konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë kryetarin e ri, Glauk Konjufcën dhe zëvendëskryetarët e ri. U bënë tre muaj që nga zgjedhjet parlamentare, formimi i një qeverie të re është vonuar”.
“Tani që është konstituuar Kuvendi, votuesit e Kosovës meritojnë të kenë sa më shpejtë qeverinë për të cilën votuan me 6 tetor”.
We welcome the inauguration of the new Assembly of Kosovo, and we congratulate the new Speaker Glauk Konjufca and the…
Posted by British Embassy, Pristina on Thursday, December 26, 2019