Sot është festa e Krishtlindjeve dhe për këtë shumë persona bashkohen për të festuar së bashku me familje në një vend të veçantë, shkruan InLajmi.
Këtë e ka bërë edhe futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo i cili përmes një postimi në Instagram së bashku me partneren, Georgina Rodriguez duket se kanë zgjedhur një vend të veçantë për të festuar, të cilët të gjithë preferojnë vende të ftohta me dimër, ata kanë zgjedhur një vend të ngrohtë nën rreze të diellit.
Në një foto të postuar në “Instagram”, C.Ronaldo shihet me fëmijët e tij dhe një Babagjysh në një bregdet dhe vend të ngrohtë, teksa uron të gjithë fansat me rastin e festave të Krishtlindjeve./InLajmi/