Këshilltarja e kryeministrit në largim Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se kreu i Vetëvendosjes nuk është i interesuar për formimin e qeverisë së re.
“Konfidenca arrogante e VV-së për fitore të thellë nëse mbahen zgjedhjet e reja, është tregues i saktë i angazhimit të tyre aktiv për bllokimin e suksesshëm të koalicionit me LDK”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.
Postimi i saj i plotë:
Konfidenca arrogante e VV-së për fitore të thellë nëse mbahen zgjedhjet e reja, është tregues i saktë i angazhimit të tyre aktiv për bllokimin e suksesshëm të koalicionit me LDK. Bixhozi i tyre me strategjinë ‘all-in’ (merr apo humb të gjitha) i jep kuptim qëllimit për kontrollin e plotë mbi institucionet e Kosovës, qoftë duke nënshtruar LDK-në qoftë duke fituar (sipas tyre) mbi 45%. Mosbesimi i tij në sistemin demokratik pluralist, do t’ia dështojë secilën herë projektin e tij. Maska politike ra. Fushata zgjedhore po vazhdon… /InLajmi/