Lëvizja Vetëvendosje ka paditur Zyrën e Rregullatorit për Energji për shtimin e kapaciteteve me tarifa nxitëse për sistemet solare fotovoltaike, me ç’rast kanë kërkuar pezullimin e këtij vendimi deri sa kjo çështje të shqyrtohet nga Gjykata, shkruan InLajmi.
“Vendimi i marrë nga ZRRE me 27 nëntor duke caktuar tarifa nxitëse nuk ka bazë ligjore dhe përbën shkelje të rëndë të ligjeve në fuqi, cenon shtetin e së drejtës dhe përligj haraçin që qytetarët janë shtrënguar t’ua paguajnë monopolistëve oligarkik”, thuhet tutje në njoftimin e LVV./InLajmi/