24 Dhjetori është dita e 358 e kalendarit gregorian (dita e 359 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 7 ditë.
Ngjarje
563 – Kisha bizantine Hagia Sofia në Konstandinopojë u bekua për herë të dytë pas shkatërrimit nga tërmetet. Hagia Sophia, Shën Sofia, Hyjnia e Urtësisë a Urtësia Hyjnore ka qenë kishë patriarkale ortodokse greke, më pas xhami perandorake osmane, dhe tani muze në Stamboll. Nga dita e ndërtimit në vitin 537 deri më 1453, Shen Sofia shërbeu si katedrale ortodokse dhe seli e Patriarkanës së Konstandinopojës, përveç nga viti 1204 deri më 1261 kur u kthye në katedrale katolike nën sundimin e Perandorisë romake Latine ose perendimore. Kisha e Shën Sofisë shërbeu si xhami nga 29 maj 1453 deri në 1931, kur u sekularizua, dhe u hap si muze më 1 shkurt 1935.
1851 – Washington DC – Digjet Biblioteka e Kongresit. Në prag të Krishtlindjeve, një shkëndijë nga një sobë në Bibliotekën brenda Kapitolit shkaktoi zjarr dhe djegien e shumë prej koleksionit të Bibliotekës. Pas zjarrit, arkitekti Thomas Walter krijoi dhomën e parë metalike të padepërtueshme nga nxehtësia a zjarri. Kjo dhomë mbeti në përdorim për 46 vjet, deri në 1897, kur Biblioteka e Kongresit u vendos në ndërtesën e njohur tani si Thomas Jefferson Building.
1865 – SHBA: Themelohet Ku Klux Klani (KKK), grup i njohur ndryshe si Klan ose Urdhër i Maskuar (nga maskat e bardha që mbajnë anëtarët e saj për të mbuluar fytyrën gjatë veprimeve terrorizuese). Kej-Kej-Kej është mbrojtës i rrymave esktreme raciste të tilla si supremacia e bardhë, nacionalizmi e bardhë, dhe anti-emigracioni, të shprehura historikisht përmes frikës dhe terrorit. Që nga mesi i shekullit të 20, Ku Kluks Klani ka qenë edhe anti-komunist. Tani kjo organizatë është ndarë në degë pa lidhje me njëra tjetrën. Klani është klasifikuar si grup nxitës i urrejtjes nga ana e Lidhjes Amerikane të Anti-Shpifjeve. Sipas vlerësimeve, në vitin 2012 KKK kishte rrreth 8-mijë anëtarë.
1924 – Shqipëria shpallet republikë: Ahmet Zogu hyri triumfalisht në Tiranë pas rrëzimit të Fan Nolit. Deri atëherë Shqipëria ishte principatë. Zogu i kërkoi parlamentin për të përcaktuar një sistem qeverisës. Parlamenti miratoi shpejt një kushtetutë të re, shpalli Shqipërinë republikë, dhe i dha Zogut kompetenca të pakufizuara (diktatoriale). Kushtetuta parashikonte një republikë parlamentare me një president të fuqishëm si në krye të shtetit edhe të qeverisë. Asambleja Kombëtare e zgjodhi Ahmet Zogun president për një mandat shtatë-vjeçar, dhe po kjo Asamble, me pak ndryshime kushtetore, e shpalli Zogun mbret më 1 shtator 1928. Deri në vitin 1991, Zogu ishte i vetmi shqiptar që kishte mbajtur titullin “President i Repubikës”. Gjatë viteve të komunizmit Shqipëria kishte Kryetar të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
1943 – Lufta e Dytë Botërore: Generali amerikan Dwight D. Eisenhower caktohet Komandanti i Lartë i forcave Aleate në Evropë. Ai ishte përgjegjës për planifikimin dhe mbikëqyrjen e pushtimit të Afrikës së Veriut në Operacionin Torch më 1942-43) dhe pushtimin e suksesshëm të Francës dhe Gjermanisë (1944-45). Në vitin 1951, u bë komandanti i parë i lartë i NATO-s. Eisenhower ishte nga Pensilvania; të parët e tij kishin emigruar nga Holanda për arsye fetare. Eisenhower u diplomua nga akademia ushtarake West Point; pas Luftës së Dytë Botërore, shërbeu si Shefi i Shtabit të Ushtrisë nën Presidentin Harry S. Truman; pastaj mori postin e Presidentit të Universitetit Kolumbia; u zgjodh president i 34 i Shteteve të Bashkuara; shërbeu për dy mandate (1953 – 61); vdiq në vitin 1968, në moshën 79 vjeçare.
1046 – Suidger Klement i II-të bëhet papë.
1294 – Benedetto Caetani bëhet papë me emrin Bonifac VIII.
1777 – detari anglez James Cook zbuloi ishullin Kiritimati në Oqeanin Paqësorë qendrorë..
1871 – Premiera e operës Aida, Giuseppe Verdi
1924 – Shqipëria bëhet Republikë
1951 – Themelohet Libia nga kolnitë italiane Cyrenaika, Tripolitania dhe
1998 – Beteja e Llapashticës – Një ndër më të vështirat ne Llap ku u vran shumë dëshmorë (Isa Havolli, Bedri Ahmeti) etj.
Lindje
1740 – Anders Johan Lexell, astronom dhe shkencëtar finlandez
1761 – Selim i III, sulltan i Perandorisë Osmane
1812 – Karl Eduard Zachariae, ekspert gjerman i luftës
1818 – James Prescott Joule, fizikant britanike
1822 – Charles Hermite, matematikanë francez
1838 – John Morley, shkrimtar dhe politikan britanike
1845 – Fernand Cormon, artist francez
1861 – Rudolf Arborelius, arkitekt suedez
1868 – Emanuel Lasker, shahist dhe matematikanë gjerman
1881 – Juan Ramón Jiménez, shkrimtar spanjoll
1884 – Carl-Harald, aktor suedez
1905 – Howard Hughes, producent amerikan
1906 – Joseph Höffner, kardinal gjerman
1907 – Cab Calloway, muzikant amerikan
1910 – Fritz Leiber, shkrimtar amerikan
1914 – Herbert Reinecker, shkrimtar gjerman
1922 – Ava Gardner, aktore italiane
1925 – Karl-Erik Stark, aktor suedez
1929 – Mary Higgins Clark, shkrimtar amerikan
1931 – Mauricio Kagel, kompozitor argjentinas
1931 – Jill Bennett, aktor amerikan
1933 – Eva Engström, aktore dhe shkrimtare suedeze
1934 – Stjepan Mesić, politikan dhe kryetar kroat
1945 – Nicholas Meyer, shkrimtar, regjisor dhe producent amerikan
1983 – Irina Krush, shahiste amerikane
1995 – Eda Agushi,nxense ne shkollen fillore “Selami Hallaqi” Gjilan
Vdekje
1486 – Ericus Olai,historian suedez
1524 – Vasco da Gama, detar dhe hulumtues portugez
1850 – Frédéric Bastiat, shkrimtar francez
1863 – William Makepeace Thackeray, letrar anglez
1927 – Vladimir Bechterev, neurolog rus
1935 – Allan Berg, kompozitor austriak
1938 – Bruno Taut, arkitekt gjerman
1942 – Bertil Schedin, aktor suedez
1957 – Norma Talmadge, aktore amerikane
1973 – Nils Johannisson, aktor suedez
1975 – Bernard Herrmann, kompozitor amerikan
1982 – Louis Aragon, shkrimtar francez
1984 – Peter Lawford,aktor britanik
1986 – Gardner Fox, shkrimtar amerikan
1987 – M.G. Ramachandran, politikan indian
1992 – Mimmo Wåhlander, aktor suedez
1994 – John Osborne, dramaturg britanik
1997 – Toshirô Mifune, aktor japonez