Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas takimit që u zhvillua në Tiranë për “Mini-Shengenin”.
Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social Twitter, Kurti ia ka bërë me dije kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se rruga e Beogradit për në Tiranë kalon përmes Prishtinës.
Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për më shumë bashkëpunim dhe jo konfrontim, shkruan lajmi.net.
“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, ka shkruar Kurti.
Principles of inclusiveness & reciprocity must lead regional initiatives. The road from #Belgrade to #Tirana goes through #Prishtina. We are and always will be one people and no one can stand between us. We need more cooperation not confrontation!
— Albin Kurti (@albinkurti) December 23, 2019