Një ndër arsyet e rënies së flokëve mund të jetë edhe mosbalanca e hormoneve. Më poshtë ne ju sjellim një recetë që do ju ndihmojë në rigjenerimin e tyre.
Materialet e nevojshme: Gjethet e thata të holla të hithrave (jo rrënjë), 1 litër ujë, Enë qelqi me mbulesë të madhe.
Udhëzime:
Vendosni ujin të ziejë në një tenxhere. Sapo të ketë marrë valë shtoni gjethet e hithrave. Pasi të kenë zierë i lini të ftohen për 4-10 orë në temperaturë ambienti. Pas kësaj rekomandohet të konsumoni 1 litër nga kjo pije çdo ditë.
Shënim: Nuk rekomandohet për gratë shtatzënë.